Pak ditë më parë, moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, mirëpriti në jetë fëmijën e saj të tretë.

Arbana dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, u bënë me një vajzë që e quajtën Zoi. Së fundmi, Arbana ka publikuar dhe foton e parë me të bijën. Teksa mban vogëlushen në krah, ajo shkruan: “Më në fund pak paqe.”

Kur njoftoi lindjen e vogëlushes së saj javë më parë, Arbana Osmani shkroi: “Dreams do come true! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot jetë.

Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, shkroi asokohe Arbana.