Trajneri i Atletico Madrid, Deigo Simeone, ka folur në konferencë për shtyp për situatën e sulmuesit të tij, Antoine Griezmann.

Francezi po aktivizohet me pikatore aktualisht dhe gjithçka të bën të mendosh për një zgjedhje të bërë nga klubi për të mos e blerë përfundimisht lojtarin në fund të sezonit.

I pyetur nga gazetarët, Cholo është përgjigjur në këtë mënyrë: “Më njihni prej dhjetë vitesh. Jam një njeri i klubit dhe do të jem gjithmonë i tillë”.

Një frazë që duket se nuk lë asnjë dyshim mbi vendimin e klubit madrilen për të mos e blerë përfundimisht sulmuesin në fundin e këtij sezonit.

Kujtojmë se Griezmann ka një klauzolë që parashikon detyrimin e blerjes së tij nëse do të luajë të paktën 45 minuta në gjysmën e ndeshjeve për të cilat do të jetë në dispozicion për këtë sezon.

Shifra për të cilën kanë rënë dakord Barcelona dhe Atletico për blerjen përfundimtare të lojtarit është 40 milionë euro, por që tani konsiderohet shumë e lartë nga madrilenët edhe për shkak të rendimentit zhgënjyes të lojtarit sezonin e kaluar.