Një deklaratë e Erjola Doçit po bën xhiron e rrjetit në mediat shqiptare. Gjatë një debati i quajtur “veri-jug” në “E diell” në “Top Channel”, Erjola është shprehur se veriorët i pëlqen më shumë, sepse sipas saj, ata janë analfabetë.

“Unë i adhuroj veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm se s’dinë të shkruajnë, të lexojnë…”, tha fillimisht Erjola. Më pas, e ftuara e përhershme e emisionit shtoi:

“Ideja ime për partner lidhet vetëm me veriun sepse më pëlqejnë që nga mënyra e qëndrimit, prezenca, potenca mashkullore dhe realisht gjej shumë siguri, pa ofenduar jugun”, përfundoi Erjola Docci.

Menjëherë, deklarata e Doccit është konsideruar si paragjykuese dhe ofenduese dhe komentet negative drejt saj, kanë qenë të shumta.

Dhe ironia më e madhe është, se vetë Docci është me origjinë nga një qytet verior sicc është ai i Kukësit.

Kjo deklaratë e Erjolës, nuk pritet të harrohet shpejt dhe këto fjalë të thëna nga ajo, mund ta ndjekin gjatë gjithë karrierës së saj televizive.