Shkrimtari dhe gazetari i njohur shqiptar, Mitro Çela ishte i ftuar ditën e sotme në programin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”.

Ai foli rreth politikës, por jo vetëm. Mitro është një nga personazhet më aktivë në vend, teksa tregoi sot për herë të parë se si i kanë propozuar të bëhet jo vetëm deputet, por të futet edhe në Big Brother.

Ndërsa e tregoi historinë me të qeshur, gazetari zbuloi se gruaja i kishte thënë se nëse do të ishte futur në Big Brother, mos t’i shkonte më në shtëpi.

Më thanë: Futu te Big Brother. Dhe thashë: Unë në Big Brother? Kam kërcyer në Dancing With The Stars unë para 5 vitesh, po kërceja me një balerinë, e fërkoja, më fërkonte”- tha Mitro, teksa ndërhyrjes së Enxhit se ai do të kishte qenë aset i Big Brother, Çela iu përgjigj me shaka: Aset, aset, por e di ç’më tha gruaja? Po vajte atje, mos hajde më në shtëpi”– tregoi në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, Mitro Çela.