Kupa e Mbretit tashmë ka mësuar përballjet e 1/8 finale. Spikasin Rayo-Barcelona, ​​Alcoyano-Athletic dhe Sevilla-Valencia. Këto ndeshje do të luhet javën e ardhshme, më 26, 27 dhe 28 janar. Ky ishte verdikti i shortit të sotëm. Edhe pse historia tashmë ka treguar se surprizat janë të garantuara në një ndeshje të vetme, sikurse e provoi Real Madridi dhe Atletico Madridi në raundin e fundit, favoritë konsiderohen skuadrat e La Liga-s në letër. Kryesisht, Barcelona, e cila e ka fituar 30 herë në histori këtë trofe.

Ja duelet e 1/8 finale
Alcoyano – Athletic
Navalcarnero – Granada
Girona – Villarreal
Rayo – Barcelona
Almería – Osasuna
Valladolid-Levante
Sevilla – Valencia
Betis- Real Sociedad

Datat e ndeshjeve të Kupës së Mbretit (2020-2021)
1/8 finale: 26, 27 dhe 28 janar 2021
Çerekfinalet: 3 shkurt 2021
Gjysmëfinalet: ndeshja e parë më 10 shkurt, ndërsa kthimi më 3 mars 2021
Finalja: 17 prill 2021