I ftuar në “A live Night”, këngëtari Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon’s Tears”, foli për jetën dhe karrierën e tij, si dhe tha se kishte njerëz që në rrjetin social “Facebook” qe e shanin çdo ditë…

Gjithmonë them çfarë pritje ke ti, se kur është lojë është lojë, por prindërit thonë do ta bëj “star” fëmijën por nuk punon, nuk bën, se industria është ndryshe.

Jo mos e ço fëmijën aty se nuk e paske kuptuar se është lojë, se është me bo karrierë, jo, por kur e kupton lojën po. Po shoh akoma më shumë fëmijë që kanë probleme me rrjete sociale, njerëzit i shajnë.

Me e kuptu që fëmijë një gjë aq të keqe që të vjen në fytyrë, është shumë e komplikuar. Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në “Facebook”.

Mami e ka pas një “Facebook” edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkruan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë , kishte aq shumë njerëz që më kishin sharë, që nuk e kuptova me të vërtetë pse, se unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam sharë njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu.

Prandaj duhet të jesh i përgatitur. Të jesh në emision në televizion sot është e komplikuar. Të jetë një lojë për një fëmijë, është shumë serioze”, u shpreh Gjon Muharremaj.