Shenjat e diellit që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën në zodiak, referohen si polaritet, që do të thotë se nuk mund të jenë më të ndryshme – dhe pikërisht këtu qëndron potenciali për një pajtueshmëri afatgjatë dhe dinamike.

Nëse të ‘kundërtat tërhiqen’, ja si zhytja në këtë klishe zbulon një mori të vërtetash astrologjike që të gjithë mund t’i përdorim si mjete për të promovuar dhe forcuar çdo marrëdhënie.

Sipas horoskopit dhe yjeve, çdo shenjë e zodiakut ka më shumë kimi me një shenjë tjetër, duke sjellë marrëdhënie më të mirë dhe çift më të konsoliduar. Por cilat janë këto shenja që përputhen me shumë me njëri-tjetrin, duke krijuar kështu çiftin ideal që mund të zgjasë deri në vdekje? Njihuni më poshtë:

Dashi – Ujori

Ujori është një shenjë mendjehapur dhe nxjerr nga shenja e Dashit të gjithë veçantitë e tij. Çift ideal.

Demi – Gaforrja

Demi njihet si shenjë besnike, teksa edhe Gaforrja, si një shenjë shumë emocionale di si të ofrojë siguri, dashuri, përkushtim dhe kujdes në marrëdhënien mes tyre.

Binjakët – Peshorja

Kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin, madje arrijnë të komunikojnë me sy. Mënyra e tyre e komunikimit është mjaft unike.

Gaforrja – Peshqit

Peshqit njihen si shenjë ëndërrimtare dhe gaforrja arrin të gjejë te ta dashurinë dhe romancën që i duhet për t’u ndjerë të sigurt dhe të plotë emocionalisht.

Luani – Shigjetari

Këto dy shenja kanë të njëjtat koncepte për jetën dhe aventurën. Kalojnë shumë mirë bashkë, dinë si të bëjnë qejf dhe të krijojnë momente të paharrueshme.

Virgjëresha – Demi

Virgjëresha është shumë detajiste dhe organizatore shumë e mirë. i pëlqen pefeksioni dhe të lindurit në shenjën e demit e kuptojnë dhe e mbështesin për të gjetur çdo lloj zgjidhje për problemet e mundshme.

Peshorja – Dashi

Lidhja që mund të krijojnë personat e këtyre dy shenjave mund të ketë brenda pasion dhe shumë kimi.

Akrepi – Gaforrja

Shenja e Akrepit njihet për dyshimet dhe nuk i pëlqen të hapet shumë. Gaforrja mund t’i ofrojë siguri dhe mund të krijojnë një çift shumë të mirë bashkë.

Shigjetari – Binjakët

Binjakët e shohin jetën si lojë. Shigjetari është në kërkim të aventurave në jetë dhe të dy shenjat mund të krijojnë një çift që kërkon ta shijojë jetën në çdo mënyrë.

Bricjapi – Demi

Bricjapët njihen për shenjën që vendos më shumë logjikën në punë sesa zemrën, sepse dëshiron të bëjë gjërat drejtë. Demi mund të jetë mbështetja e tij, pasi është shenjë me këmbë në tokë.

Ujori – Luani

Çift që të gjithë njerëzit do të kthenin sytë nga ta dhe do t’i bënin për vete me perfeksionin që do të tregonin si çift.

Peshqit – Akrepi

Akrepi është një shenjë emocionale, ndërsa do të gjejnë te Peshqit