Rozana Radi ka zbuluar më në fund një nga dy projektet e saj televizive.
Pas largimit nga emisionit investigativ ‘Xhadat’, Rozana Radin do ta shohim nga ky sezon si moderatore e një emisioni që do të prezantohet nga ajo vetë.
Në një postim në rrjete sociale, Rozana zbulon se do të vijojë të qëndrojë në “shtëpi” dhe se do të drejtojë emisionin e pasdites në MCN Tv.
“Më uroni fat. Do jemi çdo pasdite bashkë në një pasdite të veçantë”- shkruan Rozi në Instagram, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër rreth programit.
Ky është vetëm një nga dy projektet që Rozana ka paralajmëruar më parë në bashkëbisedimet me ndjekësit e saj në rrjete sociale.