Ditën e djeshme, u shpërnda një video e një vajze në klub nate, duke u përqafuar nga dy djem njëkohësisht. Normalisht, kjo video mori vëmendje të madhe, si dhe solli edhe reagimin e disa VIP-ave shqiptarë.

Një prej tyre, ishte dhe modelja e ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Mikela Pupa, e cila rishpërndau në Instastory videon. Mikela reagoi e revoltuar, duke thënë se i vjen turp që është shqiptare.

“Më vjen turp që i përkas këtij vendi. Këto vajza rreth e rrotull si nuk e vuri njeri veten në vendin e kësaj vajze dhe ta shoqërojë në shtëpi.

Një vend i vogël dhe i ndyrë ku në vend që të ndihmojmë jemi të parët të shajmë e të gjykojmë. Kthyet një vajzë të të dehur në k*rvë brenda natës”, ka shkruar ajo.

Ky reagim i Mikela Pupës, është ndjekur nga shumë komente, të cilat kanë qenë më së shumti negative ndaj saj, duke e kundërshtuar për deklaratën e saj…