Boksieri shqiptar Florian Marku ka fituar titullin e përkohshëm kampion bote në kategorinë WBC Silver, në peshën “welter”, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez, sfidë që u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ky është suksesi i 12-të në karrierë për boksierin nga Lushnja, që ka edhe një barazim, duke qëndruar kështu i pamposhtur në ring. Menjehere pas ketij triumfi, Florian Marku është vlerësuar nga qeveria Shqiptare, pas fitores që arriti në “Air Albania” ndaj meksikanit, Miguel Parra Ramirez ditën e enjte, ndërsa mbrojti kështu edhe titullin WBC Silver.

Boksieri për këtë nderim që i është bërë ka reaguar në rrjetet sociale, teksa thekson se tashmë është motivuar akoma më shumë për të sjellë në Shqipëri të tjerë tituj botërorë.

“Kur fillova karrierën time si sportist nuk e kisha menduar që një ditë do të vlerësohesha nga vendi im me medaljen ‘Ylli i Madh’. Ky nderim nga ana e Qeverisë Shqiptare më jep akoma dhe më shumë forcë për të sjellë tituj botërorë në vendin tonë dhe ndeshje të tjera të mëdha”, ka shkruar Marku.

 

Nuk kanë munguar megjithatë kritikat te komentuesit që i kanë vënë në dukje se po e politizon arritjen e tij dhe sportin në përgjithësi dhe që duhet të largohet nga politika dhe “populizmi” i kësaj forme…