Leo Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Kështu thuhet nga revista ‘Four Four Two’, e cila ka bërë një renditje të 100 futbollistëve më të mirë në të gjithë historinë e këtij sporti bazuar në “influencën që ata patën në epokën e tyre të veçantë, ata që lanë më shumë kujtime dhe ata që më shumë mahnitën me talentin dhe arritjet e tij”.

Një listë ku argjentinasi renditet mbi legjendat e tjera si Diego Armando Maradona, Cristiano Ronaldo, Pelé, Zidane apo Johan Cruyff.

“Ekspertët, shkrimtarët dhe fansat do të përpiqen të shprehin madhështinë e tyre me fjalë dhe metafora. Por të gjitha do të dështojnë. Pas 20 vitesh, tifozët e rinj të futbollit do të lexojnë për një figurë mesianike, shkëlqimi i së cilës mahniti botën, theu një sërë rekordesh dhe vendosi epokën e tij të dominimit.

Por derisa të shohin videot nuk do ta kenë idenë se çfarë kanë humbur”, – shkruan ‘Four Four Two Magazine”. Kjo është arsyeja pse e zgjedh Lionel Messin si më të mirin e të gjitha kohërave.

Pas tij qëndron figura e Maradonës, me të cilin të gjithë e kanë krahasuar që kur Leo Messi shpërtheu te Barcelona. Më pas shfaqet emri i Cristiano Ronaldos, me të cilin ylli nga Rosario ka bërë ‘luftë’ për të parë se kush ishte më i miri i epokës së fundit. Më në fund, dhe për të kompletuar top-5, janë Pelé, gjeniu i 1000 golave, ​​dhe Zinedine Zidane, me elegancën e papërsëritshme.

Kjo është lista e 100 lojtarëve që kanë pasur më shumë ndikim në botën e futbollit:

  1. Leo Messi
  2. Diego Armando Maradona
  3. Cristiano Ronaldo
  4. Pelé
  5. Zinedine Zidane
  6. Johan Cruyff
  7. George Best
  8. Franz Beckenbauer
  9. Ferenc Puskas
  10. Ronaldo Nazario
  11. Gerd Müller
  12. Alfredo Di Stefano
  13. Michel Platini
  14. Zico
  15. Garrincha
  16. Bobby Charlton
  17. Paolo Maldini
  18. Romario
  19. Giuseppe Meazza
  20. Andrés Iniesta
  21. Franco Baresi
  22. Marco Van Basten
  23. Eusebio
  24. Xavi Hernández
  25. Carlos Alberto
  26. Ronaldinho
  27. Ruud Gullit
  28. Manuel Neuer
  29. Sócrates
  30. Raymond Kopa
  31. Lev Yashin
  32. Lothar Matthaus
  33. Stanley Matthews
  34. Valentino Mazzola
  35. Matthias Sindelar
  36. Luis Suárez
  37. Francisco Gento
  38. Bobby Moore
  39. Michael Laudrup
  40. Roberto Baggio
  41. Kenny Dalglish
  42. Paolo Rossi
  43. Nandor Hidegkuti
  44. Gunter Netzer
  45. Gianluigi Buffon
  46. Didi
  47. Rivellino
  48. Kevin Keegan
  49. Thierry Henry
  50. Nilton Santos
  51. José Manuel Moreno
  52. Oleg Blokhin
  53. Jairzinho
  54. Gaetano Scirea
  55. Dino Zoff
  56. Juan Alberto Schiaffino
  57. Fritz Walter
  58. Daniel Passarella
  59. Gordon Banks
  60. Gianni Rivera
  61. Karl-Heinz Rummenigge
  62. John Charles
  63. Dixie Dean
  64. Gunnar Nordahl
  65. Johan Neeskens
  66. Denis Law
  67. Sandro Mazzola
  68. Dennis Bergkamp
  69. Jimmy Johnstone
  70. Ronald Koeman
  71. Omar Sivori
  72. Teofilo Cubillas
  73. Dani Alves
  74. Eric Cantona
  75. Jose Andrade
  76. Cafú
  77. Frank Rijkaard
  78. Florian Albert
  79. Luka Modric
  80. Just Fontaine
  81. Josef Masopust
  82. Jimmy Greaves
  83. Hugo Sánchez
  84. Wayne Rooney
  85. Philipp Lahm
  86. Alan Shearer
  87. Allan Simonsen
  88. Sergio Busquets
  89. Hristo Stoichkov
  90. Roberto Carlos
  91. Giacinto Facchetti
  92. Peter Schmeichel
  93. Sandor Kocsis
  94. Luis Figo
  95. Djalma Santos
  96. Javier Zanetti
  97. George Weah
  98. Kaka
  99. Mario Kempes
  100. Gheorghe Hagi