Në Kanada janë zhvilluar dy turnetë e fundit Masters në tenis: Ai për femra në Mntreal dhe ai për meshkuj në Toronto. Dy turne të zhvilluara në fushat me çimento, në prag të grand slam të US Open.

Për meshkuj, në Toronto, triumfoi rusi Daniil Medveded, numri 2 në botë. Ai mundi 2-0 (6-4, 6-3) në finale amerikanin Reilly Opelka. Ky është turneu i tretë Masters fituar këtë vit nga Medvedev, pas atyre të Majorka dhe Marsejës.

Tenisti rus korri suksesin e katërt sezonal dhe i afrohet Novak Djokovic në krye të renditjes. Tashmë diferenca mes tyre është më pak se 1500 pikë.

Për femra, në Montreal, triumfoi tenistja italiane Camilla Giorgi. Në finale ajo mundi 2-1 (6-3, 3-6, 6-1) amerikanen Jessica Pegula. Një triumf surprizë e Giorgi, që për herë të parë në karrierën e saj fiton një turne Masters.