Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Megan Markle kanë dhënë një intervistë për televizionin amerikan CBS dhe gazetaren e njohur Oprah Winfrey. Një intervistë ku kanë zbuluar mjaft sekrete të familjes mbretërore. Çifti, pas dasmës, ka vendosur të largohet nga Britania e Bashkuar, duke mos qenë më pjesëtarë të familjes mbretërore dhe prej një viti janë transferuar në Los Anxhelos.

Megan, që mban titullin dukeshë, tha se asnjëherë nuk është mbrojtur nga familja mbretërore britanike. “Shpesh kam qenë viktimë e akuzave raciste karshi fëmijës tim. Familja mbretërore nuk donte që djali im të ishte një princ apo që ai të merrte mbrojtje nga familja. Shpesh kam heshtur ose më kanë detyruar të hesht”, u shpreh Markle, që tha se për këtë intervistë nuk kanë marrë asnjë qindarkë.

Ajo tha më tej se ka menduar disa herë të vriste veten gjatë kohës që jetonte në Buckingham Palace dhe se ka kërkuar ndihmë nga familja mbretëtore, që asnjëherë nuk i ka qenë pranë. “Askush nuk më dëgjonte dhe mendova vetvrasjen. Kanë qenë momente të vështira, ndaj dhe u larguam”, tha Megan Marble, shtatzënë. Ajo konfirmoi se fëmija i dytë është një vajzë.