Shokët e Luizit, Mario Deda dhe Joni Ndoja kanë ndërmarrë përsipër të realizojnë sfidën siameze që po ndodh brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ata ishin ftuar sot në ‘Fun Club’, të veshur me një bluzë. Dy miqtë e Luizit, komentuan edhe ngjyrën e flokëve të Arditit i cili nga brun ishte kthyer në bjond, ndërsa ende nuk dihet nëse është në mbështetje të Luizit.

Mario Deda dhe Jon Ndoja janë kthyer në dy emra shumë të njohur për opinionin publik shqiptar. Kjo falë Luiz Ejllit, i cili është miku i tyre i ngushtë, njëkohësisht edhe një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP.

Të ftuar së fundmi në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel, dy miqtë e këngëtarit u shprehën se kanë pasur mjaft përfitime falë tij. Gjithashtu, ata komentuan edhe ngjyrën e flokëve të opinionistit Ardit Çuni, ndërsa nuk lanë pa ngacmuar as Megi Pojanin se kur ajo do t’i bënte flokët si Luizi.

Moderatorja nënvizoi se nëse Luizi do të shpallet fitues i këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, atëherë ajo premtoi se do t’i lyejë flokët ngjyrë bjonde.

Pjesë nga biseda:

Miqtë e Luizit: Kemi bërë challange, të shohim tani shpresoj të na ndihmoni edhe ju që derisa të mbarojë Big Brother Shqipëria të kthehet në vend skandianave.

Megi: Ju ka ndihmuar ndopak kjo?

Miku Luizit: Kam një javë që s’kam paguar parkingun.