Prej disa javësh përflitet që blogerja shqiptare Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë në një lidhje së bashku.

Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar nga dyshja e njohur, fotot nga vendet e njëjta kanë ngjallur dyshimet se Megi dhe Endri janë në një marrëdhënie.

Dhe kjo është ‘vërtetuar’ ditën e sotme, në ndeshjen që Koniaspori i Endrit zhvilloi kundër Gallatasarait e ku mesfushori shqiptar realizoi një super gol.

Djaloshi kuqezi e festoi golin me një puthje e dedikim drejt tifozëve, teksa përqafoi një prej tyre.

Por nuk përfundon me kaq. Mesa duket puthja e dedikimi i golit ka qenë për blogeren shqiptare, e cila ishte ulur krah tifozit që përqafoi Endri Çekiçi.

Ndoshta futbollisti shkoi aty për Megin, por i doli përpara tifozi i Koniasporit…