Megi Pojani është një nga moderatoret dhe personazhet mediatikë më të komentuar në

media. Asaj i është besuar emisioni ‘Fan Club’ në Top Channel, pas pjesëmarrjes në spektaklin ‘Dancing With the Stars’.

Megi është gjithashtu edhe shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Dhe jo vetëm moderatorja e njohur, por edhe dy motrat e saj, Ina dhe Marsi janë bërë mjaft të njohura për publikun shqiptar.

Së fundmi, motra e Megit, Marsi ka publikuar në Instagram një video në…varreza. Ajo që bie më shumë në sy është fakti që ato janë tallur gjatë kësaj vizite në vendin ku prehen të vdekurit. Marsela ka publikuar ditën e djeshme një video ku tregon Megin teksa pastron varrin, qesh, kërcen dhe tallet para familjarit të tyre të ndjerë.

“Ka vdekur në ’98. Nuk i them fal, ajo as nuk e di se çfarë po bëj. Ajo nuk e di as që Instagrami ekziston, as që këtë gjë do ta shohë e gjithë bota, sepse stërmbesa e saj është është e famshme. Po. Jam e famshme. Më shiko. Shiko këtë fytyrë, që vlen para”, thotë ajo teksa i drejtohet varrit. Video është fshirë pak orë më parë nga rrjetet e tyre sociale, por vijon të qarkullojë në TikTok.