Milani ka prezantuar Soualiho Meite si afrimin e parë të janarit. Ai ka folur për mediat dhe ka treguar se është një ëndërr e kthyer në realitet. “Kam ardhur në një skuadër të madhe, që ka një histori të lavdishme. Jam shumë i lumtur që më thirri një klub i tillë. Milani ka pasur gjithmonë lojtarë të shkëlqyer dhe ka luftuar për objektiva të rëndësishëm.

“Më pëlqen shumë futbolli i bukur dhe cilësor, më pëlqen të mbaj topin dhe të luaj me të. Më pëlqen edhe të krosoj nga krahët, luaj me të dy këmbët.

“Objektivi im është të jem në fushë në të njëjtin nivel me atë të skuadrës, duke tentuar të shkojmë sa më larg në kampionat dhe Europa League“, – tha ai.