Brazili është finalistja e parë e kampionatit të futbollit në Tokio 2020.

Kanë qenë vendimtare penalltitë për të mposhtur Meksikën pasi 120′ kanë përfunduar 0-0.

Gabimet e Aguirre dhe Vasquez kanë qenë fatale, ndërsa pesë herë kampionët e botës kanë qenë të pagabueshëm duke i realizuar të katër penalltitë e tyre.

Seleçao e ka fituar 4-1 lotarinë nga pika e bardhë dhe ka siguruar finalen e tretë radhazi.

Në Londër 2012 ka ardhur humbja pikërisht kundër Meksikës, ndërsa katër vite më vonë ka ardhur medalja e artë në Rio, kundër Gjermanisë.

Kombëtarja e Andre Jardine do të luajë në Yokohama më 7 gusht kundër fitueses së Japoni-Spanjë. Meksika do të luajë për medaljen e bronzit me 6 gusht në Saitama.