Noizy dhe Blerim Destani janë miq shumë të mirë dhe shihen shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Aktori i njohur shqiptar në botë nuk ka munguar në festën private të reperit që i paraprin koncertit të parë masiv që do të mbajë Noizy në Tiranë, “Alpha Show” në muajin gusht.

Në një prononcim të shkurtër për ABC, ai ka zbuluar se Noizy po tenton të mbyllë karrierën e tij, ndërsa vlerëson edhe reperin si një artist me të cilin duhet të mburremi të gjithë.

“Ai tenton apo mendon së shpejti ta mbarojë karrierën dhe do doja që mos të ndodhte kjo.

Është një njeri shumë i lartë. Shqipëria më 2 milion banorë, të jesh aq i suksesshëm sikur është Noizy meriton një mburrje për të gjithë ne dhe shpresojmë mos të ndalojë kurrë” – tha ai, ndërsa tregoi edhe rapotin e ngushtë me të, që nuk ndikohet nga puna dhe periudha e ngarkuar e të dy artistëve.

“Unë e pyes atë, jo ai. E kam thirrur, më thotë prit 5 minuta ta mendoj dhe të thërras përsëri.

Në fakt jam unë që e pyes për diçka, jo ai.” – tha Blerim Destani për emisionin e pasdites në ABC.