Gjykata e Chester Crown ka rifilluar gjyqin e Benjamin Mendy. Lojtari i Manchester City u akuzua për tetë përdhunime, (plus një tentativë të pasuksesshme) midis 2018 dhe 2021.

Siç raporton Marca, anëtarët e jurisë dëgjuan historinë e një gruaje, e cila kujtoi ngjarjet e ndodhura në vitin 2018. “Më tha se do të më rrëmbente, sapo të shpërqendrohesha. Në fillim mendova se po bënte shaka”, tha gruaja e cila tregon me detaje se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e futbollistit.

Pas një feste, ajo e kaloi natën në rezidencën e Mendy-t me një mik. Të nesërmen në mëngjes, futbollisti u fut papritmas në tualet ndërsa ishte në dush.

“E ndjeva praninë e tij. Nuk e di se si, por e ndjeva praninë e tij. Isha e tronditur. Doja vetëm të merrja një peshqir”.

Mendy përballet me burgim të përjetshëm

Juria, e përbërë nga tetë burra dhe gjashtë gra, dëgjoi fjalët e të resë, të regjistruara nga policia. “Më ndaloi dhe u përpoq të më hiqte peshqirin.

“Unë vazhdova ta largoja, por ai më kapi, hoqi mbathjet dhe më tregoi penisin e tij. Ai kishte një pamje grabitqare në sytë e tij. Ai vazhdonte të thoshte mos u shqetëso”, shpjegoi gruaja.

“Ai vazhdoi të më thoshte të mos kem frikë”, tha paditësja, e cila shpjegoi në rrëfimin e saj se Mendy e shtyu në shtrat ndërsa ajo i bërtiste që të ndalonte.

Gruaja më pas ka shpjeguar se nuk i kujtohet se si përfundoi afera, por vetëm se ka arritur të marrë rrobat e saj dhe të arratiset, duke thirrur një taksi.

Më 13 janar 2022, e ka denoncuar incidentin në policinë Walworth, duke shkaktuar edhe gjyqin. Mendy, i cili gjithmonë është deklaruar i pafajshëm, përballet me 5 deri në 20 vjet burg, por sipas gazetës spanjolle ai mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm.