Vakti i mëngjesit cilësohet shpesh si vakti më i rëndësishëm nga dietologët, që këshillojnë çdokënd mos ta anashkalojë dhe ta konsumojnë. Sipas tyre, nëse ky vakt anashkalohet, kjo mund të shkaktojë edhe një boomerang siç mund të jetë rritja e rrezikut për diabet të tipit 2, ngadalësim i metabolizmit dhe obezitet.

Veç konsumimit të mëngjesit, që në fakt duhet të jetë kulturë për të gjithë është gjithashtu shumë e rëndësishme se çfarë njerëzit hanë e pinë gjatë mëngjesit. Dietologia Lauren Manaker u shpreh për “Eat this” se produktet që përmbah ë kafeinë nuk duhet konsumuar nga njerëzit me diabet, si edhe lëngjet.

“Te disa njerëz me diabet, kafeina mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak. Lëngu është një burim i shpejtë i karbohidrateve, kështu që pirja e tij shkakton një rritje të sheqerit në gjak,” vuri në dukje dietologia Sydney Green, e cila foli edhe për konsumim e kafesë me stomak bosh.

“Sa i përket pirjes së kafesë me stomakun bosh, ky është një zakon që duhet ndryshuar. Shumë njerëz pinë kafe sapo zgjohen nga shtrati. Pirja e kafesë herët në mëngjes me stomakun bosh sjell rreziqe të shumta për shëndetin”

Një studim i fundit tregoi se kafeja me stomakun bosh ka një efekt jashtëzakonisht të keq në shëndet, veçanërisht te femrat sepse niveli i hormonit kortizol, i njohur më mirë si hormoni i stresit, është më i lartë në mëngjes kur zgjohemi dhe më i ulëti në mbrëmje kur përgatitemi për gjumë.