Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës e që duhet ngrënë patjetër sa më i plotë e sa më i shëndetshëm.

Ushqimet që ne hamë për mëngjes duhen përzgjedhur në mënyrë të veçantë, pasi ato ndikojnë direkt te truri ynë dhe se si ai do të funksionojë gjatë ditës.

Kini parasysh që nuk duhet të hani ushqime si frutat, pasta me krem apo reçel që në mëngjes, edhe pse mund të jenë të shijshme. Sasia e madhe e sheqerit në këto ushqime ndikon te rritja e nivelit të hormonit të lumturisë, por në të njëjtën kohë, marrja e sheqerit shkakton një reaksion të insulinës, e cila çon në një rënie automatike të niveleve të sheqerit dhe humbje të energjisë.

Gjithashtu, edhe lëngjet e shtrydhura, për shkak të sheqerit, por edhe ushqimet që përmbajnë shumë kripë janë gjithashtu shumë të dëmshme për trupin në mëngjes.

Rekomandohet që për të forcuar imunitetin, të hahen ushqime të pasura me vitaminë D, si veza, kosi dhe djathi.