Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Mentor Haziri ka komentuar performancën e këngëtarëve shqiptarë të cilët ishin pjesë dy netëve të para të festivalit “Sunny Hill” që po zhvillohet në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se artistët shqiptarë që performuan në festival nuk kanë kënduar ‘live’ por me regjistrim, pavarësisht kushteve që kanë.

Mentori nuk përmend asnjë emër, teksa dihet që në dy netët e para kanë performuar këngëtarë shumë të njohur si Elvana Gjata, Yll Limani, Kida, Dhurata Dora, Ghetto Geasy, Azet & Zuna, Cozman, Onat, La Fazani etj.

“Sunny Hill Festival” po mbahet aktualisht në Kosovë, teksa ka nisur më datë 4 dhe do të zgjasë deri më 7 gusht. Në skenë dy netët e para janë ngjitur emra të mëdhenj botërore si Dua Lipa, këngëtari kolumbian J Balvin apo italiani Alessandro Mahmood.

Për herë të parë, ky event madhështor do të mbahet edhe në Shqipëri në data 26-27-28 gusht, teksa ende nuk dihet asgjë mbi artistët që do të performojnë në Tiranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mentor Haziri (@mentorhaziri)