E ardhmja e Lewis Hamilton te Mercedes është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, ndërkohë që koha për të rinovuar kontratën sa vjen e pakësohet. Makina gjermane, përmes Toto Wolff, i ka çuar një mesazh pilotit britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1.

Hamilton e di se nuk është në qendër të universit të Mercedes. Ai e di që është një pjesë e rëndësishme e këitj ingranazhi, ku të gjithë funksionojnë të bashkuar. E dimë gjithashtu që është një pilot shumë i shpejtë në pistë, inteligjent dhe kampion”, tha Wolff.

Hamilton dhe Mercedes kanë funksionuar së bashku, duke i dhënë dhe marrë shumë njëri-tjetrit. Ndaj nuk më shqetëson shumë rinovimi i Lewis. Ne do ta respektojmë vendimin e tij. Ne do të jemi gati për çdo vendim që ai do të marrë”, tha Wolff.