Sezoni 2021 në Formula 1 nuk ka nisur ende, por skuadrat janë duke u projektuar që tani drejt vitit 2022, kur do të aplikohen rregullat e reja. Duke nisur nga buxheti i limituar e deri te ndryshimet motorike.

Mercedes, që gjatë kësaj dekade të fundit nga monopolizuar Formula 1, duke i fituar të gjithë titujt kampionë për pilotë e konstruktorë, shprehet se edhe për të ky do të jetë fundi i një cikli triumfues.

Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit do të përfundojë në fund të këtij sezoni. Do të nisin objektiva të rinj, një gjeneratë e re makinash, që do të sjellin edhe ndryshime. Garat do të bëhen më interesante, pasi makina që ndodhet përpara ka më pak influencë ndaj atyre që e ndjekin”, tha James Allison, një nga drejtuesit e Mercedes.

Do të ketë ndryshime drastike, ndaj të cilave do të përqendrohemi dhe do të shpenzojmë shumicën e kohës, duke nisur nga tani. Objektivi ynë është të kemi një makinë të mirë, që të jetë kompetitivë”, tha Allison.