Herët a vonë do të nxjerrim stilolapsin, por është e vështirë të firmosësh diçka nëse nuk arrin të takohesh me atë person”, u shpreh Totol Wolff, drejtori sportiv i Mercedes në lidhje me rinovimin e kontratës me Lewis Hamilton.

Piloti britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1, ende nuk ka rinovuar kontratën, duke mbajtur peng Mercedes. Ndërkohë që pas 2 muajsh nis sezoni i ri dhe më 12 mars do të zhvillohen testet e vetme sezonale.

Deri më atë datë kontrata duhet të jetë firmosur. Ne duam të vijojmë bashkëpunimin dhe asnjëherë nuk kemi përdorur ndonjë emër tjetër (George Russell) për të kërcënuar Hamilton”, tha Wolff.