Roza Lati dhe astrologia e njohur shqiptare, Meri Shehu ishin të ftuara së fundmi në programin e të dielës në Top Channel, “E diell”.

E teksa po flisnin për temën “Pse fiksohemi pas horoskopit?”, Roza Lati tregoi se astrologjinë e ka mësuar nga këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta.

Por kjo deklaratë e Rozës ka gjetur më pas edhe ironinë e Merit, e cila u shpreh se Rezarta është një nga klientet e saj.

Kjo pjesë e diskutimit mes moderatores dhe astrologes është bërë virale në rrjete sociale, teksa video ka mbërritur tashmë edhe në adresën e Rezartës.

Këngëtarja ka vendosur të sqarojë këtë deklaratë të bërë nga astrologia përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, ku shpjegon se ajo nuk është kliente e Meri Shehut dhe se e ka takuar atë vetëm një herë gjatë gjithë jetës së saj. Madje, ajo tregoi se e dashuron astrologjinë prej 20 vitesh

Kjo nuk është një video që më mërziti… Madje më bëri të qesh! E mirëkuptoj që zonja ka dashur të krenohet. Por ajo si astrologe duhet ta dijë mirë se Akrepat i luftojnë gënjeshtrat. Zonjën vetëm njëherë e kam takuar, tek kafja e një televizioni pasi ishim të ftuara në një show! Nëse kjo të bën të jesh kliente, atëherë kjo paska kliente të gjithë të ftuarit aty! Gënjeshtra e vogël apo e madhe është gjithmonë e shëmtuar! Duke marrë parasysh që ma keni sjellë kaq shumë herë këtë video, dhe gjithashtu duke qenë gjithmonë e hapur me ju e sqaruam edhe këtë. Ata që më njohin prej një jete e dinë dashurinë time për astrologjinë prej 20 vitesh… Edhe ata të cilët më kanë takuar vetëm njëherë e dine se pyetja e parë që bëj është: Çfarë shenje je?”– shkruan Rezarta Shkurta në Instastory.