Ajo është një nga këngëtaret më të dashura nga publiku shqiptar, e kryesisht nga zona e Shqipërisë së Mesme.
Merita Halili, ose e njohur ndryshe si bilbili i këngës popullore shqiptare, këngëtare e dhjetëra këngëve që dëgjohen ende sot nga të gjithë ka qenë e ftuar në emisionin e Xheraldina Vulës “N’majë të gjuhës” së bashku me partnerin e saj, Raif Hyseni.
Në një rrëfim të veçantë, Merita ka treguar detaje që nga fillimi i karrierës së saj, tek ëndrra e saj e parealizuar që e ka zbuluar për herë të parë.
Këngëtarja e muzikës popullore shqiptare ka treguar se çfarë profesioni do të kishte zgjedhur në jetën e saj, nëse nuk do të ishte bërë aktore.
Merita tregon se ajo do të kishte dashur të bëhej një aktore komedie, pasi asaj i pëlqen të bëjë humor.
“Nëse nuk do të isha bërë këngëtare, do të doja të bëhesha aktore komedie. Jo dramatike sepse unë nuk jam asnjëherë e tillë. Por miqtë dhe njerëzit e dashur që më njohin mua, e dinë që unë kam shumë humor të lezetshëm” – ka rrëfyer Merita Halili për emisionin “N’majë të gjuhës”.