Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Por ndryshe nga doza e parë, ku mori vaksinën e Astra Zeneca, doza e dytë ishte ajo e vaksinës së kompanisë Moderna.

Lajmin e konfirmoi vetë zëdhënësi i kancelares gjermane, që tha se Merkel ka pranuar të bëjë miksimin e vaksinave (vaksinimi eterolog). Kjo bëhet për të nxitur popullsinë të kryejë të njëjtën gjë në të ardhmen.

Miratimin e tij për të kryer një miksim vaksinash ka dhënë edhe Kryeministri italian Mario Draghi, i cili gjithashtu ka marrë dozën e parë nga Astra Zeneca. “Ky miksim vaksinash funksionon dhe jam gati ta kryej”, tha Draghi.