Numri i pacientëve që janë të shtruar në spital dhe që gjenden në terapi intensive është rritur ndjeshëm kohët e fundit në Gjermani. Ndaj, është e nevojshme një tjetër “lockdown” për të kaluar këtë situatë të vështirë”.

Ka qenë ky alarmi që ka dhënë kancelarja gjemane Angela Merkel përmes zëdhënëses së saj për shtyp. Ajo ka cituar ministrin gjerman të shëndetësisë, që tha se numri i personave që janë në terapi intensive në këtë vend është rritur me 5% ditën fundit.

Sistemi shëndetësor në Gjermani rrezikon të përfundojë në një presion të madh nëse këto shifra rriten edhe më shumë në vijim. Ndaj Merkel kërkon të ndërhyjë brenda prillit për të marrë disa masa që pandemia Covid-19 të vihet sërish nën kontroll.