Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se fundi i pandemisë Covid-19 është ende shumë larg, pavarësisht se ka nisur aplikimi i vaksinës. Ajo shprehet se mutacionet që po pëson koronavirus po krijojnë mjaft probleme në gjithë botën.

Variantet e reja të Covid-19 që po shfaqen në gjithë botën mund të bëhen dominuese. Do të ishte katastrofike për botën nëse do të vinte një valë e tretë e pandemisë prej mutacioneve, pasi do të fshinte të gjithë punën tonë, rezultatet e deritanishme”, tha Merkel.

Kancelarja pranoi gabimin se nuk u morën masa të menjëhershme, për të bllokuar jetën publike. “Duhej të kishim marrë masa më të shpejta dhe të forta para se të niste vala e dytë. Sinjalet i kishim marrë, por ishim të ngadaltë”, tha Merkel.

Duhet të përgatitemi për çdo të papritur. Variantet e reja të koronavirus janë më agresivë, infektimi kryhet më kollaj. Duhet të jemi të duruar ndaj masave, për t’ia dalë mbanë”, tha Merkel.