Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar Bashkimit Europian që të gjithë njerëzit që vijnë nga Britania e Madhe të qëndrojnë në karantinë. Ajo kërkon të merret kjo masë për të parandaluar përhapjen e rasteve të reja me koronavirus, ndërkohë që në Angli po përhapet me ritme të shpejta varianti Delta i Covid-19.

Sipas “The Guardian”, kancelarja gjermane tha: “Në Gjermani, nëse vjen nga Britania e Madhe, duhet të hysh në karantinë. Por kjo masë nuk aplikohet në të gjitha vendet e BE-së. Kërkoj që kjo të aplikohet kudo, për të mirën tonë”. Merkel ka kritikuar Portugalinë, ku turistët britanikë shkojnë pa bërë karantinë.