Antoneta dhe Luizi kanë pasur një debat shumë të fortë ditën e sotme me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.  Ajo është shprehur se ndihet e lodhur dhe se nuk i ka folur Luizit këto ditë sepse ai po ia nxin jetën.

Nga ana tjetër, këngëtari i ka kërkuar të marrë valixhet e të ikë, ndërsa Antoneta I është afruar afër dhe i ka thënë se prej tij, ajo ka menduar tre herë largimin nga shtëpia. Ndër të tjera, Antoneta tha se Luizi e ka stërvitur aq shumë, sa ajo as nuk qan më tani.

Pjesë nga biseda:

Antoneta: “Jam lodhur, kam gjithë këto ditë që përpiqem mos të të flas fare dhe ti ma nxin jetën.”

Luizi: “Merr valixhet dhe ik pra”

Antoneta: “Do të më nxjerrësh duke më nxirrë jetën? Bravo! Ça po pre, 3 herë kam dashur të iki prej kësaj shtëpie prej presionit që ti bën. Bravo , do të thuash e bëra për të qarë, bravo! Kë bërë shumë lojë të mirë, unë kam pasur shumë respekt për lojën që bën po kur e3rdha këtu e kuptova se kush je. Bravo, kështu vazhdo je fituesi”

Luizi: “do ikësh tani?”

Antoneta: “Nuk po qaj jo”

Olta: “Mos e lër debatin, je super, vetëm qetësohu, je super ja ke mbyllur gojën komplet”

Antoneta: “Dhe faleminderit se me gjithë këto presione që ke bërë nuk më doli më asnjë lot, aq shumë më ke stërvitur”

Luizi: “Po ne turinj pse më vjen? Do ikësh tani?”