Një gjykatë në Paris e shpalli ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, fajtor për korrupsion, duke e dënuar me 3 vjet burg (sipas ligjeve franceze, duhet të bëjë një vit burg). Politikani 66-vjeçar, i cili ishte president nga viti 2007 deri më 2012, u dënua për përpjekjen për të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një gjykatës i lartë në vitin 2014, në lidhje me një veprim ligjor, në të cilin ai ishte përfshirë.
Gjykata tha se ish-presidentin francez do të ketë të drejtë të kërkojë ta vuajë dënimin në shtëpi, i mbikqyrur nga një byzylyk elektronik. Gjykata shtoi se faktet ishin “veçanërisht serioze”, duke qenë se ishin kryer nga një ish-president. Përveç kësaj, si një ish-avokat, ai ishte “plotësisht i informuar” për kryerjen e një veprimi të paligjshëm, pretendon gjykata. Po ashtu, dy personat e tjerë të akuzuar, veç ish-presidentit, morën të njëjtin dënim. Ish-presidenti pritet të apelojë. Ai është ish-presidenti i dytë në Francën moderne, pas të ndjerit Zhak Shirak, i dënuar për korrupsion.