Duke qenë se edhe çmimet janë shtrenjtuar shumë, shumica e njerëzve detyrohen që mos të hanë ushqim në restorant, por ta marrin me vete.
Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe, por janë disa ushqime që duhen shmangur sipas një nga nutricionisteve më të njohura, Kirksten Hickman, e cila shpjegon se jo të gjitha ushqimet duhet të konsumohen në plazh.
Kështu, ushqimet dehidratuese nuk lejohen në asnjë mënyrë në plazh, pasi pjesa më e madhe e kohës kalohet në vapë, duke u dehidratuar. Këto ushqime thjesht do të përkeqësonin dehidratimin shpjegon ajo, duke treguar se cilat janë këto ushqime që nuk duhen marrë me vete.
Hickman këshillon që të shmangen mishrat e thatë, për shkak të përmbajtjes së lartë të natriumit dhe të kosumohen më shumë sanduiçe me perime që hidratojnë trupin.
Një tjetër ushqim që duhet shmangur është patetina dhe produket e ngjashme, sërish për shkak të lartë të kripës. Në vend të tyre, mund të konsumoni më shumë fruta dhe perime.
Shmangni gjithashtu ushqimet e skuqura dhe ushqimet e nxehta, teksa do të ishte shumë mirë konsumi i një sallate të ftohtë me makarona.
Në vend të pijeve të ëmbla dhe me gaz, përdorni më shumë ujë dhe çajra, që nuk përmbajnë shumë sheqer.
Mbani parasysh këto këshilla për të pasur një trup më të shëndetshëm dhe shmangni këto grupe ushqimesh.