Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka reaguar pas paqes me Cllevion. Përmes një postimi në “Insta Story” ai ka shkruar se nuk ka ende shumë besim, por do ia lërë kohës. Më tej, ai i sugjeron Cllevios të merret me këngë dhe mos të qëndrojë më live.

“Ishalla qetesohesh sepse pervec vetes dhe shoqeris tate, ke marr ne qafe gjithe familjen dhe miqt e tu te afert, qe thua shume i do.

Jane gjith me zemer te ngrire se cfar do brrockellisesh ti ne live e rradhes, duke argetuar kalamaj dhe njerz te smirt ne internet.

Sepse te jesh i sigurt qe njerzit e mdhenj dhe to hajrit nuk te ndjekin kur ti vetem shan e ofendon, a e din pse? Sepse nuk eshte naj gje e bukur ose naj gje e rralle.

A ke mundesi te Besh art, pasi 2 kenge tu ben te famshme?! Harxhoje energjine duke bere dicka te hajrit, sepse ato qe ke ber deri tani jane per te argetu kalamaj dhe idiotat qe gezon kjo toke.

S’ka nevoje te kerkosh falje, por ka nevoj te permisosh, rrespekto veten duaje veten, asnje nuk eshte krenar me sjelljet e tua”, shkroi Noizy.