I detyruar nga një mbrëmje e ftohtë dimri, nga ndalimi i daljes nga shtëpia, belgut të Napolit i ka lindur një dëshirë e madhe për t’u argëtuar ndryshe. Kështu duhet t’i ketë lindur pak a shumë edhe ideja e kërcimit me gruan e tij, Dries Mertens. 32-vjeçarja belge përfitoi nga koha e kaluar në shtëpi me burrin e saj futbollist për të performuar një vallëzim në TikTok, që ndezi tifozët, jo vetëm ata të Napolit.

Kjo është quajtur vallja e Zonjës Mertens. “Po ndjehesha keq në karantinë, ai pranoi të grimohej dhe më lejoi të zgjedh një sfidë në TikTok, – shkruan Kat në Instagram, duke ndarë performance. – O zot, sa e dua këtë njeri!” Në videon e publikuar pas fitores së kampionatit kundër Fiorentinës, të dy e lëshuan veten. Së pari të veshur me rroba sportive, më pas me veshje mbrëmjeje, make-up, paruke dhe madje edhe një gotë verë të kuqe.