Benzema pa limite. Sulmuesi francez e nisi sezonin e ri pikërisht ashtu siç kishte përfunduar të mëparshmin. “Lokomotiva” e Real Madridit nën tingujt e golave. Një tmerr i portave kundërshtare që në pak vite ka shënuar aq gola, sa ka përpara vetes vetëm… Cristiano Ronaldon (te “Los Blancos”). Pika e kthesës, siç raportohet përtej Pirenejve nga AS, është lamtumira e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.

I LUMTUR – Benzema ka trashëguar numrat dhe përgjegjësitë e tij. Dhe për të mos u zgjatur, ai filloi të luante, të mendonte, të hante dhe të kujdesej për trupin e tij si CR7. Nuk është rastësi që që në javët e para të sezonit të kaluar, trajneri italian e ka gjetur sulmuesin francez shumë më në formë dhe më të fortë se sa ishte pesë vjet më parë. Asnjë mrekulli, ajo e qendërsulmuesit francez. Sulmuesi thjesht nuk dëshiron të fillojë të ndjejë peshën e viteve, as të kilogramëve të tepërt. Dhe për ta bërë këtë, ai filloi të punojë me vendosmërinë e… CR7.

STILI I JETËS – Benzema ka ndryshuar rrënjësisht stilin e jetës. Ai ka postuar makina luksoze në rrjetet e tij sociale. Prej disa kohësh ka qenë gjithmonë në punë për të përmirësuar apo ruajtur gjendjen ideale të formës. Në Spanjë argumentohet, me një majë ligësie, se ndryshimi është kryesisht për shkak të mundësisë që Reali, herët a vonë, të blejë një sulmues tjetër që mund ta vërë në vështirësi. Në fund të fundit, Benzema më i mirë u pa kur duhej të luftonte për të qenë i sigurt për vendin ose për të merituar fanellën. E duke qenë se karta e identitetit nuk ka ndjenja dhe të themi të drejtën, Reali nuk shkëlqen as për ndjeshmëri, Benzema ka nisur të kalojë shumë orë të tjera në palestrën e shtëpisë së tij.

SEKRETET – Një nga sekretet është puna me muskujt në mënyrë që të reduktojë edhe masën e yndyrës. Kështu që nuk është çudi ta shohësh atë në punë me një jelek elektrostimulues të njohur më mirë si metoda Bolt. Vëmendje e madhe edhe në lidhje me të ushqyerit. Benzema ka punësuar një nutricioniste të njohur, e specializuar në gatimin mikrobiologjik. Ha kryesisht peshk dhe perime, përdor vaj kokosi. Për pasojë nuk shkon keq as në fushë dhe as jashtë. Dhe shifrat flasin vetë.