Moderatori i njohur, Eno Popi, ka folur si për jetën e tij personale, në emisionin “Më Lër të Flas”, ku rrëfeu jetën e tij me Kanadasë, ku jetojnë bashkëshortja dhe vajza e tij, dhe Shqipërisë, ku ai punon. “Ndodh kështu prej dy vitesh e gjysmë për shkak se Atena me Livin jetojnë atje.

Atena, vjen nga fusha e imazhit, dizajnit dhe ka ndërtuar karrierë në këtë fushë dhe ka gjetur kontratë pune. Në periudhën që bëri këtë hap, vajza ishte shumë e vogël dhe mendoj që ishte e drejtë që të vazhdonte me Atenën.  Unë po vazhdoja projektet e mija, më duhej të bëja vajtje-ardhje. Kam qëndruar me time bijë në periudhën mes shkurtit të këtij viti.

Ne kemi një pikë takimi me Borën dhe unë zakonisht jam mësuar në studio që janë të lira në hapësira, por Daning ka xhirime shumë strikte.  Tani unë kisha në krah Albanin dhe Odetën, në një moment them “Bora mua më duhet një mikrofon që t’jau jap. Dhe shikoj kamerën, dhe pashë veten që i dola konkurrentit para. Sigurisht më thanë që të mos përsëritet më.

Unë prezantues jam, po në disa gjëra që në jetë i bëj mirë i kërkoj, disa gjëra që mendoj se praktikisht nuk më takojnë, nuk i kërkoj. Unë e kam bërë ‘Big Brother’ katër vite, në katër vite e kam prekur ‘Big Brother’ si prodhim”, u shpreh Eno.