I gjithë territori shqiptar do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë të ditës.
Ndërkaq, pasdite parashikohet të ketë edhe vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat malore dhe zonat e ulëta.
Ndërsa gjatë mbrëmjes pritet që moti të hapet dhe të jetë i kthjellët.
Sipas Meteoalb, temperaturat pritet të rriten në mëngjes duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke shkaktuar dallgëzim mbi 2 ballë.