Protagonist me gola dhe asiste në fushë, Leo Messi bie në sy edhe jashtë saj dhe këtë herë jo për të ardhmen e tij.
Ylli i Barcelona-s, në fakt, ka marrë një çmim shumë të rëndësishëm për angazhimin e tij në jetën sociale.
Siç ka bërë të ditur klubi blaugrana, Pleshti është vlerësuar me rastin e Values Aëard 2020 për ndërtimin e qendrës më të madhe të pediatrisë onkologjike në botë në spitalin Sant Joan de Deu të Barcelona-s.
Juria e çmimit, të krijuar nga Sport dhe shtypi iberik, ka vendosur të vlerësojë Messi-n “që ka bërë të mundur me dhurimet e tij ndërtimin e qendrës”.
Mes sportistëve të tjerë të velrësuar, edhe Rafa Nadal e Carolina Marin.