Prestigjiozja franceze “L’Equipe” ka publikuar top-formacionin më të mirë të vitit 2020, sipas përzgjedhjes së saj. Në të është përfshirë vetëm një lojtar nga Serie A, konkretisht asi i Juventusit, Cristiano Ronaldo. Sikurse shihet përmes emrave të mëposhtëm, dominon Bayern Munich me të drejtë, sepse fitoi “tripletën” sezonin e kaluar. Mbetet jashtë Lionel Messi, që me Barcelonën e tij nuk fitoi asgjë, përkundrazi u turpërua 8-2 në çerekfinalen e Champions-it, ndaj bavarezëve.

Ja top-formacioni i L’Equipe (4-3-3):
Neuer (Bayern Munich) – Alexander-Arnold (Liverpool), Sergio Ramos (Real Madrid), Van Dijk (Liverpool), Davies (Bayern Munich) – Kimmich (Bayern Munich), Thiago Alcantara (Bayern Munich), De Bruyne (Manchester City) – Neymar (PSG), Ronaldo (Juventus), Lewandowski (Bayern Munich)