“Kampionët e votuar nga njerëzit. Mbi 10 milionë vota nga 185 vende. Ja skuadra e vitit”.

Me këtë lajmërim, të publikuar në faqen e saj në Twitter, EA Sports FIFA ka zbuluar skuadrën e vitit të votuar nga fansat. Lojtarët më të mirë të viti të kaluar kanë krijuar një ekip fenomenësh.

Megjithatë, në formacion bie mungesa e atij që konsiderohet nga të gjithë si më i miri në botë: Lionel Messi.

Nw formacionin e jashtwzakonshwm tw zgjedhur nga tifozwt  bwjnw pjesw kampionw si Manuel Neuer (Bayern Munich), Alphonso Davis (Bayern Munich), Sergio Ramos (Real Madrid), Virgil van Dijk (Liverpool), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Bruno Fernandes (Manchester United), Kevin De Brøyu (Manchester City), Jozua Kimmich (Bayern Munich), Cristiano Ronaldo (Juventus), Robert Lewandowski (Bayern Munich) dhe Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain).

Por, siç u tha, mungon Lionel Messi. Pleshti nuk është votuar mes 11 lojtarëve më të mirë, por mund të ngushëllohet shumë shpejt. FIFA, në fakt, duhet të hapë një votim të veçuar për të zgjedhur një lojtar të 12-të.