Aktorja e njohur turke, Amine Gulse dhe partneri i saj, futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil janë bërë sërish prindër.

Amine ka sjellë në jetë një vajzë ditën e sotme. Lajmin e ëmbël e bëri Ozil, i cili tregoi edhe emrin e vajzës së tyre. Ata kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Ela.

Përmes një postimi në Instagram, futbollisti i njohur i Gjermanisë i ka uruar mirëseardhjen në këtë jetë vogëlushes. “Mirë se erdhe në botë princesha jonë e vogël Ela” – shkruan Ozil.

Çifti janë prindër për herë të dytë, teksa kanë edhe një vajzë më të madhe, Eda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mesut Özil (@m10_official)