Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon të përçojë mesazhe alarmi, sa i takon gjendjes së shqiptarëve, qoftë ekonomike dhe asaj sociale. Në statusin më të fundit në Facebook, kreu i shtetit shkruan: “Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.
Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT! 🇦🇱