Pesë orë heshtje “interneti”. Por edhe pamundësia e dërgimit të sms dhe mms. Autoritetet e Uzbekistanit dyshohet se kanë pezulluar pjesërisht ne vitin 2014, lidhjen e telefonave inteligjentë të të gjithë qytetarëve, për të parandaluar që studentët të kopjojne ne provimet e pranimit në universitet.

Në fakt, përdorimi i mini-celularëve të fshehur në këpucë është gjithnjë e më i zakonshëm për të kaluar testet e hyrjes me një “pak ndihmë”. Kjo është arsyeja pse ky vendim, i denoncuar nga mediat uzbeke…

Vetëm telefonatat ishin të mundshme në orarin 8.30-13.30 lokale, orari i fillimit dhe mbarimit të sesionit të provimit. Dy operatorët kryesorë të telefonisë në vend kanë komunikuar ndërprerjen e shërbimit në këtë periudhë kohore për shkak të punimeve urgjente të mirëmbajtjes në rrjetin e telekomunikacionit.

Një fenomen kaq i përhapur është ai i mini-celularëve për të mashtruar në teste, saqë në tabelat e vendosura në disa dyqane telefonike në Tashkent, kryeqyteti i këtij vendi ku më shumë se gjysma e 30 milionë banorëve kanë një smartphone, mund të lexoni këtë fjali. “Na kanë mbaruar të gjitha mini-telefonat, përdorni mendjen për të kaluar provimet”.