Merkato e pilotëve të Formula 1 është ende e hapur dhe ka ende disa vende bosh. Në dilemë është edhe e ardhmja e pilotit 22-vjeçar gjerman Mick Schumacher, që garon për të dytin vit me radhë me skuadrën Haas.

Palët ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë, ndërkohë që Gunther Steiner, shefi i makinës amerikane Haas, jep një mesazh të qartë: “Duhet të vendosim nëse do të mbajmë këtë dyshe pilotësh, apo do të rrezikojmë duke afruar një veteran si Daniel Ricciardo, që po kalon një periudhë të vështirë me McLaren”.

Mediat thonë që Mick do të largohet, unë s’kam thënë ende asgjë. Nëse Mick dëshiron të largohet është i lirë dhe ne do të gjejmë një pilot tjetër. Unë mendoj për atë që është më e mirë për atë dhe Haas”, tha Steiner.

Ndoshta Ricciardo mund të jetë më i aftë se Schumacher te makina jonë nëse rikthehet piloti i dikurshëm. Çdo zgjedhje tjetër që mund të bëjmë është një risk. Nëse Mick do të pilotojë në garat e ardhshme ashtu si bëri në Ausri, vendi është i tij”, tha Steiner, shefi i Haas.