“Është një kampionat i çuditshëm, mund t’i ndodhë edhe Juventus-it që të gabojë ndonjë ndeshje, por mbetet gjithmonë skuadra për t’u mundur”.

“Ka fituar 9 kampionate radhazi dhe ka lojtarë të mëdhenj. Ne do të shkojmë atje për të bërë ndeshjen tonë dhe për të fituar”.

Këto kanë qenë deklaratat e Sinisa Mihajlovic, trajner i Bologna-s, në prag të sfidës me Juventus-in e Andrea Pirlo-s.

“Pirlo? I njeh të gjitha sekretet tona, do të duhet të ndryshoj diçka sepse ka ndjekur një leksion timin në Coverciano. Unë them gjithmonë atë që mendoj dhe atë që u intereson atyre që studiojnë”.

“Në atë rast më ka dërguar një mesazh për të më thënë se kishte qenë një leksion i bukur”, ka thënë Mihajlovic.

“Kush i gjuante më mirë goditjet e dënimit mes meje dhe Pirlo-s? Duhet të pyesni atë, por shifrat thonë se unë i gjuaja më mirë. Kemi të njëjtin numër golash, por ai ka luajtur më shumë ndeshje se unë. mendoj se edhe ai do ta thoshte.