Për aktoren shqiptare të humorit, Arjola Demiri, e marta ishte një ditë mjaft e veçantë.

Ajo festoi ditëlindjen e saj dhe urimet për të ishin të shumta, që nga fëmijët e saj, tek miqtë e zemrës.

Ndër të tjera, një mesazh urimi publik i ka ardhur Arjolës edhe nga Monika Lubonja, me të cilën ajo krijoi shumë miqësi brenda mureve të Big Brother, por jashtë saj, miqësia e tyre u duk sikur u kris.

Përmes një video të publikuar në Instagram, Monika i uron Arjolës ditëlindjen.

“U bëfsh edhe 100 vjeçe Arjola. Me një zemër të pastër si gjithmonë, të uroj gjithë të mirat, suksese kudo dhe sa më bukur kaloje!”- dëgjohet të thotë Monika në video-mesazhin e saj, që e ka ripostuar edhe vetë Arjola.

Tashmë, nuk e dimë se si qëndron marrëdhënia mes dy mikeshave, por mesa duket, gjithçka duhet të jetë sheshuar…