Legjenda e boksit Mike Tyson, tashmë 55 vjeç, u shpreh se do të kishte triumfuar pa probleme ndaj dy kampionëve aktualë të botës në peshën e rëndë, dy britanikëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Ndërsa ndaj amerikanit Deontay Wilder ai mbetet në dyshim nëse do të kishte fituar apo jo.

Në një intervistë për mediat amerikane, “Iron Mike” rrëfehet për boksierët aktualë që dominojnë Divizionin e peshës së rëndë. “Nëse do të isha 20 vite më i ri dhe do të përballesha me boksierët aktualë, ju konfirmoj se do të kisha fituar ndaj Joshua e Fury”, tha Mike Tyson.

I respektoj dhe vlerësoj të dy, pasi janë boksierë e rivalë të fortë. Madje unë jam një fans i Fury dhe më ka befasuar me paraqitjen në duelin e fundit ndaj Wilder. Gjithsesi, unë jam i sigurte se do t’i mundja ata të dy nëse do të isha 20 apo 30 vjeç. Ndërsa ndaj Wilder nuk e di nëse do të triumfoja apo jo”, tha Mike Tyson.